Siç raportojnë nga MIA, diplomatët e vendeve anëtare sot u takuan në kuadër të trupit për zgjerim në Këshillin e BE-së në mënyrë që të bisedojnë për draft-kornizën negociuese për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Kjo është hera e parë që vendet anëtare të diskutojnë për kornizën negociuese për dy vendet, por edhe për metodologjinë negociuese me BE-në, e propozuar në mars të këtij viti.

Sipas diplomatëve nga vendet anëtare të BE-së, raportojnë nga MIA, atmosfera ka qenë ‘e mirë’, ndërsa presidenca gjermane në BE ka mbështetjen e vendeve anëtare shumicë që korniza të miratohet në nëntor dhe në këtë mënyrë do të hapte rrugën për mbajtjen e një konference ndër-qeveritare deri në fund të këtij viti, edhe pse nuk përjashtohet mundësia e anulimit.

Nga disa burimeve diplomatike është vërtetuar se një vend anëtar, fqinj i Maqedonisë së Veriut, vazhdon të ketë problem për disa pjesë në kornizë negociuese, një çështje në të cilën nuk mund të ndërhynë vendet tjera të BE-së. Bullgaria ka të drejtën e bllokimit nëse vlerëson se nuk është e kënaqur.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Të premten vazhdojnë diskutimet në nivel teknik në BE, ndërsa vendet anëtare gjatë periudhës së ardhshme planifikojnë që t’i shqyrtojnë propozim-kornizat dhe metodologjinë e re, me shpresë se deri në ntor do të arrihet kompromis, ashtu siç dëshiron presidenca gjermane./Telegrafi/

The post Të premten vazhdojnë bisedimet teknike për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE appeared first on Telegrafi.