Të premten (9 prill) me fillim në ora 14:00 do të ketë protesta në Shkup, të cilat organizohen nga familjarët e tre shqiptarëve të dënuar për rastin e vdekjes së Nikolla Sazdovskit.
Familjarët thonë se do të kërkojnë të vërtetën dhe të jenë të barabartë para gjyqësorit.
“Familjarët e Besirit, Skenderit dhe Jetonit, kërkojnë të vërtetën! Kërkojmë drejtësi, kërkojmë të jemi të barabartë! Kërkojmë rikualifikim të lëndës, sepse shokët tanë, NUK KANË KRYER VRASJE MIZORE!”.
“Bobani u dënua me 6 vite burg, thonë se ishte aksident! Besiri dhe Skenderi u dënuan me nga 16 vite burg për secilin, thonë se ishte vrasje mizore! Pra, këto janë vendime në bazë të përkatësisë etnike, dhe për ne, ky vendim është i pabazë dhe nuk e pranojmë. Të premten(09.04.2021), në ora 14:00, nisemi dhe marshojmë drejtë Gjykatës!”, thuhet në njoftimin për organizimin e protestave.
Në fund shtojnë se protesta është paraqitur edhe në MPB dhe do të protestohet në pajtim me protokollet për mbrojtje nga pandemia.
Ndryshe, me vendim të Gjykatës Penale të Shkupit, Besiri dhe Skenderi u dënuan me nga 19 vjet burg, për veprën “vrasje mizore”./Telegrafi/
The post Të premten protesta për rastin e Sazdovskit: Familjarët e Besirit, Skenderit dhe Jetonit kërkojnë drejtësi appeared first on Telegrafi.