Kandidati për kryetar të Butelit nga radhët e OBRM-PDUKM-së, Darko Kostovski kërkoi të ndërpriten punimet për ndërtim të objektit modular në këtë komunë, i cili duhet të shpërbejë si poliklinikë. Siç thotë, edhe ky objekt është si ai në Tetovë – i pasigurt për qytetarët, duke shtuar se po e ndërton kompania e afërt me pushtetin aktual.
Në media më herët u njoftua se në Butel është duke u ndërtuar një objekt modular, i cili do të shërbejë si poliklinikë.
“Bëhet fjalë për lloj të njëjtë të ambulancës modulare si ajo në Tetovë, të cilën e ndërton kompania e njëjtë e afërt me pushtetin. Kryetari në largim Velimir Smilevski, gjatë periudhës parazgjedhore, por edhe gjatë mandatit të tij të pasuksesshëm 4-vjeçar, dhjetë herë publikisht premtoi se komuna e Butelit do të bëhet me një poliklinikë bashkëkohore.
E gjithë kjo rezultoi me një objekt të pasigurt dhe nënçmues i cili e cenon dinjitetin e banorëve të komunës së Butelit”, tha Darko Kostovski, kandidat për kryetar të Butelit./TV21/
The post “Të ndërpritet ndërtimi i objektit modular në Butel”, Kostovski: Ky objekt është si ai në Tetovë, nuk është i sigurt appeared first on Telegrafi.