Të mërkurën mësohet çmimi i energjisë elektrike në Maqedoni, TVSH-ja do të ulet nga 18 në 5 përqind

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Të mërkurën do të mësohet nëse qytetarët në 12 muajt e ardhshëm do të paguajnë rrymë më të shtrenjtë, më të lirë apo me çmimin aktual. KRE sot në një atmosferë të tensionuar po bën përllogaritjet e fundit. Janë duke u shqyrtuar shpenzimet e kompanive energjetike që i kanë dorëzuar në Komisionin rregullator. Në mënyrë shtesë, tani përllogaritet edhe çmimi i ofruar i EMV-së në tenderin e EVN Houm, por edhe elemente të tjera që futen në përbërjen e çmimit final.

“Të martën do të mbahet seanca përgatitore ku do të shtrohen çështjet e hapura me të gjithë përfaqësuesit e kompanive energjetike ndërsa të mërkurën do të merret vendimi në seancën kryesore”, njoftojnë nga KRRE.

Pushteti vlerëson që korrigjim për rritjen e çmimit të rrymës nuk do të ketë. Si arsyetim për këtë e theksojnë çmimin që EMV e ka ofruar në tenderin e furnizuesit universal, edhe atë për 7% më poshtë se oferta e vitit të kaluar.

“Pritjet e mia janë se nuk do të ketë rritje të çmimit, por të presim edhe disa ditë që KRRE të dalë me qëndrim final”, u shpreh Fatmir Bytyqi – zv.kryeministri i Ekonomisë.

Advertisement

Në tenderin për furnizuesin universal, EMV për gjashtë muajt e ardhshëm ofroi çmim prej 36,1 euro për megavat/ orë gjegjësisht për 7% çmim më të lirë se oferta e vitit të kaluar prej 38,8 euro për megavat/ orë. Elektranat shtetërore për gjysmën e dytë të këtij viti do t’i sigurojnë të gjitha sasitë e nevojshme të rrymës për qytetarët gjegjësisht në tender ofruan 100% nga nevojat e furnizuesi universal.

Sa i përket TVSH-së së ulur të energjisë elektrike nga 18 në 5%, për qytetarët kjo do të vlejë nga muaji i ardhshëm, që do të thotë se përllogaritjet do të jenë më të ulëta për 13% në korrik, për shkak të TVSH-së më të ulët.

The post Të mërkurën mësohet çmimi i energjisë elektrike në Maqedoni, TVSH-ja do të ulet nga 18 në 5 përqind appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy