
Në pajtueshmëri me rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Infektive dhe pas vendimit të Qeverisë, të mërkurën, respektivisht me 1 korrik do të hapet Aeroporti Ndërkombëtarë i Shkupit si dhe aeroporti i Ohrit.
Aeroportet do të hapen sipas rregullave të reja, ku mes tjerash do të duhet të mbani maskë,të dezinfektoni rregullisht duart, do të matet temperatura trupore e secilit prej udhëtarëve.
Udhëtarët do të duhet të paraqiten në aeroport tre orë para fluturimit. Ndalohet hyrja në objektin e aeroportit për personat që shoqërojnë udhëtarët.
Me qëllim që të shmanget turma në sportele për regjistrim, TAV Maqedoni i inkurajon udhëtarët që ta përdorin sa më shumë mundësinë për regjistrim online të udhëtarëve dhe valixheve, së paku 24 orë para kohës së fluturimit./Telegrafi/
Rregulla të reja në aeroporte: Do të ketë matje të temperaturës, udhëtarët duhet të arrijnë tre orë para fluturimit
The post Të mërkurën hapen aeroporti i Shkupit dhe i Ohrit appeared first on Telegrafi.