Të mërkurën fillon vaksinimi në Maqedoninë e Veriut

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Vaksinimi kundër COVID-19 në Maqedoni do të fillojë të mërkurën, të parët që vaksinohen janë punëtorët shëndetësorë në spitalin modular në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” në Shkup. Dërgesa e parë prej 4,680 vaksinave nga 8,000 vaksinat e planifikuara kundër COVID-19 të ndërmarrjes “Pfizer”, të cilat janë një donacion nga Serbia, arriti dje në vend.

Vaksinat në pikën kufitare Tabanovce iu dorëzuan Kryeministrit Zoran Zaev nga Presidenti Serb Aleksandar Vuçiq.

Pas dorëzimit të vaksinave, ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe theksoi se sot do të përfundojë procedura e rregullt në Agjencinë e Barnave.

“Vaksinat ruhen në frigoriferë në Institutin e Transfuziologjisë. Vaksinat janë zhvilluar në platforma të sigurta dhe do të ndihmojnë në parandalimin e përhapjes së COVID-19. Sistemi shëndetësor është plotësisht i përgatitur për imunizimin e popullatës”, informoi Ministria e Shëndetësisë.

Advertisement

Vaksinimi do të bëhet në tre faza në përputhje me Planin Kombëtar të vendosur për Imunizimin e Popullsisë.

Në fazën e parë, është planifikuar të vaksinohen profesionistë shëndetësorë që janë në vijën e parë të reagimit në mjediset e spitalit me një rrezik të lartë dhe shumë të lartë të marrjes dhe transmetimit të infeksionit.

Në këtë fazë, është planifikuar të vaksinohen të rriturit e moshuar me rrezik të lartë të zhvillimit të sëmundjes, komplikimeve dhe rezultatit të vdekjes, të përcaktuara nga rreziku bazuar në moshë dhe personat më të vjetër se 70 vjeç.

The post Të mërkurën fillon vaksinimi në Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy