Të martën seanca e parë konstituive e Kuvendit të Maqedonisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut informon se të martën (4 gusht) me fillim në ora 12:00, do të mbahet seanca konstituive për përbërjen e re.

Kryetari i tanishëm i Kuvendit Talat Xhaferi, e ka nënshkruar aktvendimin për caktimin e seancës së parë konstituive, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Duke e konsideruar gjendjen e re të krijuar me pandeminë Kovid-19 dhe në pajtim me rekomandimet e Komisionit të Sëmundjeve Ngjitëse, Seanca Konstitutive do të zhvillohet sipas protokolleve dhe kritereve që janë përcaktuar në koordinim paraprak me kryetarin e
Komisionit të Sëmundjeve Ngjitëse d-r Zharko Karaxhovski, me një qëllim të vetëm që të zvogëlohet rreziku nga përhapja eventuale e infektimit nga virusi korona”.

“Deputetëve, mysafirëve dhe përfaqësuesve të mediumeve gjatë hyrjes në ndërtesën e Kuvendit do u matet temperatura e trupit, me ç'rast do u mundësohet të hyjnë në ndërtesë. Në të gjitha hyrjet do të sigurohen mjete për dezinfektim. Pasi bëhet fjalë për rrethana të jashtëzakonshme dhe mbajtja e distancës së detyrueshme fizike është e domosdoshme ndërmjet deputetëve, Seanca Konstitutive do të mbahet në Sallën e Madhe të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, respektivisht në sallën e njohur në opinion si Kupola e madhe. Deputetët do të jenë në distancë përkatëse dhe do u sigurohet pajisje mbrojtëse”.

Advertisement

“Votimi gjatë seancës do të realizohet në mënyrë manuale (me kartonë), ndërsa transmetim të drejtpërdrejtë prej seancës do të ketë në Kanalin e Kuvendit të Servisit Nacional të Radiodifuzionit, Transmetimin e seancës konstitutive mysafirët do e përcjellin nga Salla plenare
Maqedonia, ku do të sigurohet distanca e domosdoshme fizike. Gjatë ditës, në të gjitha hapësirat ku ka aktivitete, pas përfundimit të tyre, do të bëhet dezinfektimi”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Në fund theksohet se pas përfundimit të seancës, deklarata do të mund të jepen në Sallën e Kristaltë të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku për këtë qëllim do të sigurohen kushte përkatëse teknike dhe distancë fizike përkatëse./Telegrafi/

The post Të martën seanca e parë konstituive e Kuvendit të Maqedonisë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy