Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani gjatë vizitës në spitalin “Pirogov” në Sofje shprehu falënderim për reagimin e shpejtë të autoriteteve shëndetësore bullgare për aksidentin tragjik ku u përfshi nga zjarri një autobus me targa të Maqedonisë së Veriut.
“Ka pasur një reagim të shpejtë nga autoritetet shëndetësore bullgare. Të gjithë pacientëve u është dhënë ndihma në kohë, u është dhënë ndihma e parë, të gjithë janë të stabilizuar. Presim që të qëndrojnë një ose dy ditë dhe më vonë t’i transferojmë në Shkup”, tha Osmani.
Përndryshe, sot në vendin e quajtur Pernik në Bullgari ka ndodhur një aksident i tmerrshëm i një autobusi nga Maqedonia e Veriut.
Nga ky aksident tragjik, kanë humbur jetën 45 persona nga Maqedonia kurse rreth 20 prej tyre raportohet se kanë qenë të rinj. /Telegrafi/
The post Të lënduarit nga aksidenti tragjik në Bullgari do të transferohen në Shkup appeared first on Telegrafi.