Numri i shtuar i rasteve të reja me virus korona përbën shqetësim për VMRO-DPMNE-në, për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve.

Numri i shtuar i të infektuarve të ri është shqetësim serioz dhe e përforcon shqetësimin tonë për shëndetin e qytetarëve. Në këtë rast duam të theksojmë se zgjedhjet e shpejta assesi nuk janë të mundura. Kjo tregon për moskokëçarjen dhe joseriozitetin e Zaevit dhe LSDM-së të cilëve u intereson vetëm shkuarja në zgjedhje për të zbehur rënien e Zaevit”-tha Dimçe Arsovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.

LSDM-ja thotë se do të merren parasysh rekomandimet e ekspertëve megjithatë vjeshta është më e rrezikshme kurse vendit i duhen institucione funksionale.

Është e rëndësishme që zgjedhjet të mbahen në afatin e parë të mundshëm për ta ruajtur shëndetin e qytetarëve dhe të mos i ekspozojmë qytetarët në një rrezik të ri shëndetësor në vjeshtë kur pritet valë e re e virusit. OBSH-ja pikërisht këtë e paralajmëron prandaj duhet të shkohet në zgjedhje kur kushtet më shumë e lejojnë këtë.”-pohoi Kostadin Kostadinov, zëdhënës i LSDM-së

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Komisioni për sëmundje ngjitëse nuk ka rekomanduar konkretisht se cila periudhë është më e përshtatshme për mbajtjen e zgjedhjeve por ministri Filipçe deklaroi se periudha para nesh pritet të jetë e qetë. Komisioni publikoi protokollin për zgjedhjet i cili parasheh masa të veçanta kujdesi.