Eurodeputetja nga grupi i “Të Gjelbërve” në Parlamentin Evropian, Tineke Strik, e shfrytëzoi debatin me kryeministrin portugez të kërkojë t’i bëhet presion Bullgarisë për tërheqje të vetos për negociata me Maqedoninë e Veriut.

Siç njofton AIM, në debatin e sotëm plenar në Parlamentin Evropian me kryeministrin portugez, Antonio Kosta, tërësisht mungoi tema për zgjerim dhe negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Portugalia kryeson me BE-në prej 1 janarit deri më 30 qershor të këtij viti. Kryeministri Kosta sot në mëngjes i ekspozoi prioritetet e vendit të tij për gjashtë muajt në vijim, por nuk e përmendi zgjerimin.

Deputetja Tineke Strik megjithatë kërkoi në mënyrë shumë të shpejtë nga Kosta t’i ushtrojë presion Bullgarisë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Imponuam kushte të cilat Maqedonia e Veriut bëri gjithçka për t’i përmbushur të gjitha, por një vend bllokon, urgjentisht kërkoj nga ju t’i bëni presion Bullgarisë që ta tërheqë veton dhe të kthehet kredibiliteti i BE-së në Ballkanin Perëndimor”, deklaroi Strik.

The post “Të gjelbrit” thirrje për fillim të negociatave me Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.