
SPB Shkup i njofton qytetarët se më 13.04.2025 (e diel) duke filluar nga ora 10:00, për shkak të zhvillimit të një gare rrugore, Njësia për Sigurinë e Trafikut Rrugor do të marrë masa për një regjim të veçantë të trafikut.
Rruga e lëvizjes do të fillojë nga bulevardi “Ilinden” para fontanës “Lotus” (starti dhe finishi) drejt bulevardit “Ilinden” deri në kryqëzimin me bulevardin “8 Shtatori”, ku do të kthehet në një kthesë të gjysmë rrethit prapa në bulevardin “Ilinden” deri në destinacionin fontana “Lotus”, ndërsa trafiku do të redirektohet nëpër rrugët përreth.
SPB Shkup apelon te të gjithë qytetarët pjesëmarrës në trafik që të respektojnë urdhrat që do të japin punonjësit e policisë./Telegrafi/
The post Të dielën regjim i veçantë në Shkup appeared first on Telegrafi.