Në Gjykatën Themelore Penale Shkup është duke vazhduar gjykimi për vrasjen e dyfishtë të të miturës Vanja Gjorçevska dhe Pançe Zhezovskit nga Velesi.

Të akuzuarit Ljupço Palevski, Bore Videvski, Velibor Manev dhe Vlatko Keshishov, si dhe babai i vajzës, Aleksandar Gjorçevski, janë të pranishëm në Gjykatën Penale, pas vendimit të Këshillit Gjyqësor për bashkimin e lëndëve ndaj të pandehurve, pasi Prokuroria fillimisht ka ngritur kallëzim kundër katër personave, e më pas ndaj të dyshuarit të parë, Ljupço Palevskit, për të cilin pritej ekstradimi nga Turqia.

Të pandehurit para gjykatës deklaruan se nuk ndihen fajtorë, për çka mbrojtja e tyre do të dorëzojë prova në Gjykatë.

Prokurorja Zhaklina Krstevska, në fjalën hyrëse me kërkesë të të dëmtuarës Zhaklina Gjorçevska dhe vajzës së saj, kërkoi nga Gjykata që të përjashtojë publikun nga e gjithë seanca, për shkak të, siç tha ajo, raportimit intensiv mediatik të ngjarjes, që ka kontribuar në thellimin e dhimbjes, pas së cilës Gjykata nuk e pranoi këtë propozim të Prokurorisë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Avokatja dhe e dëmtuara Zorica Mirçevska dhe motra e Vanja Gjorçevskës i kanë dorëzuar prokurorisë propozim për përjashtimin e publikut nga e gjithë seanca, për shkak të pasqyrimit intensiv mediatik të ngjarjes, e cila pasqyrim mediatik ka kontribuar në thellimin e dhimbjes. Çrregullimi i rëndë post-traumatik, për të cilin po e bashkangjit raportin nga psikiatri specialist dhe rekomandimin e psikoterapistit”, tha Krstevska.

Sipas aktakuzës, të akuzuarit planifikuan së bashku të rrëmbenin vajzën 14-vjeçare për të detyruar një anëtar të familjes së saj të ngushtë që të siguronte para për shpërblim.

Më 22.11.2023, i akuzuari së bashku me tre të akuzuar të tjerë paraprakisht, së bashku kanë kryer rrëmbimin e të dëmtuarit Pançe Zhezovski në Veles, me qëllim që ta detyrojnë që t’ua japë automjetin e tij “Citroen” për ta përdorur për rrëmbimin e të miturës në Shkup.

Vanja, e mitura dhe Pançe nga Velesi, të cilët u raportuan të zhdukur më 27 dhe 24 nëntor, u gjetën të vdekur në afërsi të Shkupit dhe Velesit më 3 dhjetor 2023.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Lidhur me këtë rast dyshohet se ka asistuar pas kryerjes së veprës edhe një person tjetër, ndaj të cilit procedura do të zhvillohet veçmas./Telegrafi/

The post Të akuzuarit për vrasjen e Vanjës dhe Pançes nuk ndihen fajtorë, publiku nuk përjashtohet nga seanca appeared first on Telegrafi.