Gjykata Themelore Penale në Shkup e pranoi kërkesën për amnisti nga të akuzuarit Trajko Veljanovski, Spiro Risteski, Mile Janakieski dhe Vlladimir Atanasovski.
Është ndërprerë procedura penale kundër Trajko Veljanovskit, Spiro Risteskit, Mile Janakieskit dhe Vlladimir Atanasovskit, e iniciuar me aktakuzë të Prokurorisë Publike për veprën penale “rrezikim terrorist i rendit kushtetues dhe sigurisë”.
Kundër këtij vendimi palët kanë të drejtë të ankimimit përmes Gjykatës së Apelit.
“Arsyet e këtij vendimi do të shpjegohen individualisht në një përgjigje me shkrim që do ta merrni sa më shpejt që të jetë e mundur”, deklaroi gjyqtari./Telegrafi/
Advertisement
The post Të akuzuarit për rastin “27 prilli” në Maqedoni fitojnë amnisti appeared first on Telegrafi.