Tatimi i solidaritetit, Mickoski: Nëse ka vendim nga Gjykata Kushtetuese, do t’i kthejmë 50 milionë euro

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk komentohen, por zbatohen dhe nëse Gjykata merr vendim që të kthehen 50-të milionë eurot nga tatimi i solidaritetit, ne do t’i kthejmë, theksoi sot kryeministri Hristian Mickoski.

“Ne po kthejmë shumë gjëra që i kishte borxh Qeveria e mëparshme. E kam thënë shumë herë që nuk do të komentoj vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Nëse ata marrin një vendim të tillë, ne duhet t’i kthejmë ato para, nuk mund të bëjmë asgjë, do të shkurtojmë diçka tjetër dhe do të ribalancojmë. Do të shqyrtojmë edhe mundësinë e përgjegjësisë penale për ata që kanë marrë vendimin për të drejtuar ekonominë në këtë mënyrë, sepse de fakto është dëmtuar buxheti, madje mund të na kërkojnë nesër edhe kamatë, nëse Gjykata Kushtetuese merr një vendim të tillë”, tha Mickoski në pyetjen e një gazetari se si është pasqyra e aktiviteteve ndërtimore në rrugën Katllanovë-Gradmanci në Komunën e Petrovecit.

Theksoi se vendimet e Gjylkatës Kushtetuese janë përfundimtare dhe nuk mund të komentohen dhe shtoi se bëhet fjalë për para, që u takojnë të gjithë qytetarëve, ndërsa Qeveria vetëm menaxhon me to.

“Nëse merr vendim Gjykata Kushtetuese në vend që të bëjmë rrugë të kërilla, shkolla, bulevarde, rrugë të shpejta, ne do t’i kthejmë paratë sepse dikush është sjellë ashtu siç është sjellë – ka vepruar egër dhe ka menduar se është i plotfhqishëm, por është evidente se ne do të duhet të paguajmë për atë dhe do të paguajmë dhe sërish do të arrijmë sukses”, thotë Mickoski.

Advertisement

Gjykata Kushtetuese për 15-të ditë duhet të marrë vendim për tatimin e solidaritetit prej 50 milionë euro, të cilat tashmë janë paguar nga firmat nga qeveria paraprake.

The post Tatimi i solidaritetit, Mickoski: Nëse ka vendim nga Gjykata Kushtetuese, do t’i kthejmë 50 milionë euro appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy