Maqedonia e Veriut është në grupin e vendeve më të rrezikuara në botë sa i përket situatës me Kovid-19 edhe atë në vendin e pestë në Evropë dhe vendin e gjashtë në botë për nga numri i rasteve të vdekjes në një milion banorë, deklaroi sot Bekim Tateshi, nga Aleanca për Shqiptarët.
Sipas tij element pozitiv në vitin 2021 në shëndetësi ishin punonjësit shëndetësorë të cilët treguan përkushtim profesional dhe sakrificë maksimale.
Sipas Tateshit shkak kryesor për situatën e tanishme në shtet është menaxhimi i keq me pandeminë, por edhe infrastruktura e vjetërsuar dhe siç tha, politikat katastrofale kadrovike.
Për tejkalimin e situatës aktuale ai propozoi disa zgjidhje, në mesin e të cilave edhe ndjekje të situatës epidemiologjike dhe shmangie të valës së pestë. Gjithashtu bëri thirrje për fushatë të përforcuar për vaksinim të popullatës me angazhimin e profesionistëve nga të gjitha sferat.
The post Tateshi: Menaxhimi i keq me pandeminë shkak kryesor për situatën me COVID-19 në vend appeared first on Telegrafi.