Taravari: Zgjedhja e presidentit në Kuvend nuk do të jetë kusht për koalicion qeverisës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kreu i ASH-së, Arben Taravari thotë se ideja që presidenti i shtetit të zgjidhet në Kuvend nga deputetët, nuk do të jetë kusht në bisedimet për koalicion qeverisës.

Në lidhje me mos-pranimin e kësaj ideje nga partitë politike maqedonase, Taravari tha se ata veprojnë në mënyrë emocionale, e jo racionale.

“Jo, jo, aspak nuk është përmendu, unë nuk e di, ndoshta në fjalimin e Ahmetit është thënë, por në fjalimin tim aspak nuk ka qenë kushtëzim, por thamë se nëse tashmë hapin ndryshime të Kushtetutës, përveç shtimit të pakicës bullgare dhe pakicave tjera, që është kusht për nisjen e negociatave, thash se është mirë që të hiqet 20% nga Kushtetuta për gjuhën shqipe dhe e treta të hapet debat, diskutim për eventualisht zgjedhje të presidentit të shtetit, ashtu siç ka ndodhur në vitet e 90′-ta kur u zgjodh kryetari i parë i Republikës së Maqedonisë”, deklaroi Taravari në Sitel.

The post Taravari: Zgjedhja e presidentit në Kuvend nuk do të jetë kusht për koalicion qeverisës appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy