Taravari: Zaev dhe Mijallkov në teatrin e fundit ishin qesharak

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari për “Utrinski Brifing” theksoi se të gjitha skandalet në regjimin e Gruevskit, Zaev i arriti dhe i kaloi në katër vitet e kaluara, duke iu referuar arratisjes së Sasho Mijallkovi i cili është ende aktual .

“Shumica e qytetarëve e dinë përgjigjen se disa qendra të pushtetit që kanë ndikim në vend, të cilat kanë parë prej kohësh se sundimi i ligjit ka mbaruar dhe kur shihet se po bëhet një cirk, dinë të reagojnë dhe të ndërhyjnë.

Kështu që binomi Zaev dhe Mijallkov të cilët funksionojnë në mënyrë të përsosur, në teatrin e fundit që luajnë së bashku ishin vërtet qesharakë. Dhe kur bëjnë deklarata, ato duken qesharake.

Ata nënvlerësojnë inteligjencën e njerëzve dhe është me të vërtetë joserioze një njeri i cili në 2015-2016 vuri dorën në zemrën e tij dhe la përshtypjen e një qytetari të ndershëm, tani është një mik i ngushtë i Mijallkov”, tha Taravari./Telegrafi/

Advertisement

The post Taravari: Zaev dhe Mijallkov në teatrin e fundit ishin qesharak appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy