Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari thekson se terapia biologjike që mungon në Onkologji do të jetë në dispozicion deri në fund të kësaj jave.
Për mungesën e barnave, Taravari tha se nuk ndjen përgjegjësi politike. Ai gjithashtu për “TV 24” tha se nga ky vit kapitacioni për mjekët e familjes do të rritet nga 75 në 100 denarë.
Sasia e terapisë biologjike këtë vit ishte më e madhe se vitin e kaluar. Ilaçe kishte më shumë se vitin e kaluar, por kërkesa e pacientëve është rritur. Pa krijuar një regjistër të pacientëve që trajtohen, nuk do të kemi një parashikim të saktë për vitin e ardhshëm, prandaj po e kemi këtë moment, ku disa pacientë nuk mund të trajtohen”, tha Taravari.
Sipas tij, për të reduktuar numrin e personave që vuajnë nga ndonjë lloj kanceri, duhet të punohet në parandalim.
“Duke rritur tarifën e kapitacionit për mjekët e familjes do të kërkojmë që ata të punojnë në parandalim. Pra, nëse një grua e moshës 40 apo 50 vjeç është në grupin e rrezikut për kancerin e gjirit, ne do të kërkojmë që të insistojnë që të gjitha femrat e kësaj kategorie t’i nënshtrohen ekzaminimit, njësoj për kancerin e prostatës tek meshkujt nga 40 deri në 50 vjeç”, tha Taravari duke shtuar se është koha e fundit që vendi ynë të investojë në programe parandaluese./Telegrafi/
The post Taravari: Terapia onkologjike do të jetë në dispozicion më së voni deri të enjten appeared first on Telegrafi.