Taravari shpalli kandidaturën për president në Maqedoninë e Veriut

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Arben Tarvari sot nga qyteti i Gostivarit shpallin kandidaturën për president në Maqedoninë e Veriut, shkruan Telegrafi Maqedoni.

“Me propozim të ASH-së dhe përkrahjen e Lëvizjes Evropiane për Ndryshim shpall kandidaturën për president në vend”, tha Tarvari.

Ai tha se ndjehet i privilegjuar se i është dhënë mundësia për të kandiduar për president, dhe theksoi se ndryshimi i cili ka filluar nuk do të mund të ndalet.

Taravari tha se pret që të mbështetet nga të gjithë qytetarët pa dallim etnie, feje apo partie politike.

Advertisement

Ai shtoi se ka ardhur koha që vendi të ketë një president shqiptarë, jo teknik por real./Telegrafi/

The post Taravari shpalli kandidaturën për president në Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy