Njëri nga liderët e VLEN-it, Arben Taravari, reformat në Këshillin Gjyqësor janë të domosdoshme duke pasur parasysh besueshmërinë në gjyqësor, e cila siç thotë Taravari, është 2 deri në 3%.

Nëse nuk bëhet asnjë ndryshim, atëherë Maqedonia e Veriut do të mbetet në “status quo”, thotë Taravari.

“Përderisa ka besueshmëri në gjykatë prej 2-3% , nënkupton automatikisht se kemi nevojë për reforma në gjykatë dhe prokurori. Këto ndryshime, pa i bërë reformat në Këshillin Gjyqësor dhe të Prokurorisë, nuk mund të bëhen. Prandaj mendoj se është e domosdoshme, nëse duam reforma. Nëse e duam status quo-n atëherë rrimë kështu dhe nuk ndryshojmë asgjë, por nëse nuk ndryshojmë asgjë, besueshmëria nuk do të rritet.

Problemi kryesor i funksionimit të gjykatave dhe Prokurorisë, unë mendoj se është në këshillat e prokurorisë dhe gjykatave”, deklaroi Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Taravari: Reformat në Këshillin Gjyqësor janë të domosdoshme appeared first on Telegrafi.