Taravari: Qeveritë Zaev I dhe Zaev II plot 21 herë kanë refuzuar sanksionet ndaj Rusisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në konferencë për shtyp tha se partia e tij shpreh shqetësimin në lidhje me mosharmonizimin e politikës së jashtme të Maqedonisë së Veriut me atë të Bashkimit Evropian, veçanërisht sanksionet evropian kundër Rusisë.

“Politika e jashtme dhe e sigurisë së BE-së bazohet në akte ligjore dhe në dokumente politike, siç janë sanksionet dhe restrikcionet. Vendet kandidate si Maqedonia e Veriut, kanë për obligim ligjor të rreshtohen me deklaratat e BE dhe të zbatojnë sanksionet evropiane kur kërkohet një gjë e tillë nga Brukseli. Në marsin e vitit 2014, BE ka vendosur masa kufizuese kundër Rusisë, përfshirë masa diplomatike, ngrirje të aseteve dhe ndalesa udhëtimi, si dhe sanksione ekonomike”, thotë Taravari duke shtuar se kur Zaev është emëruar kryeministër për herë të hapë, Këshilli i BE-së ka marrë 21 vendime për të vazhduar dhe zgjeruar sanksionet ndaj Rusisë.

Sipas tij, Qeveria e Maqedonisë së Veriut asnjëherë nuk është rreshtuar me këto vendime.

“Pra, qeveritë Zaev I dhe Zaev II, plot 21 herë kanë refuzuar sanksionet ndaj Rusisë. Ky është një trend shumë shqetësues! Në njërën anë kemi Shqipërinë dhe Malin e Zi, plotësisht të rreshtuar me BE. Ndërsa, në anën tjetër kemi Maqedoninë e Veriut të Zoran Zaevit dhe Serbinë e Vuçiçit, që refuzojnë sanksionet evropiane kundër Rusisë”, thotë Taravari.

Advertisement

Taravari tha se shqetësimi vjen për shkak se MPJ-në e Maqedonisë e udhëheq një shqiptar i cili mban anën e Vuçiqit, Dodikut dhe Putinit.

“Më 10 shtator 2020 dhe më 1 tetor 2020, Këshilli i BE vazhdoi dhe zgjeroi sanksionet kundër Rusisë, dhe Bujar Osmani si Ministri i ri i Punëve të Jashtme në kabinetin Zaev II, nuk është rreshtuar me vendet e BE. Bujar Osmani, i cili akuzon të tjerët se janë dora e zgajtur e Kremlinit, në fakt me sukses po zbaton politikën e jashtme pro-ruse të Dimitrovit, që kur e ka marrë detyrën. Qytetarët meritojnë të dinë se si një qeveri që deklaron veten pro-Evropiane dhe një Ministër që pretendon se dielli i tij lind në Perëndim, nuk i përmbush detyrimet e një vendi kandidat për në BE, por preferon të rreshtohet me Rusinë? A është kjo për shkak se qeveria po mbron pasuritë e njerëzve të Putinit dhe lirinë e tyre të lëvizjes? Apo është për të mbrojtur interesat ekonomike ruse në Maqedoninë e Veriut? Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, kërkon nga Bujar Osmani të përgjigjet në këto pyetje para qytetarëve dhe të harmonizojë menjëherë politikën e jashtme të vendit me atë të BE-së, për të gjitha çështjet ku kërkohet një gjë e tillë. BE nuk është lavatriçe për politikanë të korruptuar që mbështesin Putinin dhe agresionin Rus, ndërsa kërkojnë integrim në BE. Maqedonia e Veriut duhet të sillet si një vend kandidat, e jo si të ishte ndonjë republikë ish-sovjetike, sepse këtë gjë e presin qytetarët tanë dhe e imponojnë edhe detyrimet tona ligjore ndaj BE-së”, tha Taravari./Telegrafi/

 

 

Advertisement

The post Taravari: Qeveritë Zaev I dhe Zaev II plot 21 herë kanë refuzuar sanksionet ndaj Rusisë appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy