Kryetari i Komunës së Gostivarit në deklaratë për MIA tha se Këshillit Komunal do t’i kërkojë që të votojë t’u vazhdohet orari i punës objekteve hotelerike.
Ai sqaron se propozimi i tij do ta forcojë ekonominë dhe sektorin hotelerik dhe turistik.
“Jemi në kohën kur në komunën tonë ka ardhje të mërgimtarëve dhe objektet hotelerike u është rritur puna. Propozimi është që të vazhdohet koha e punës për dy orë në ditët kur ka manifestime dhe festa dhe programe kulturore. Me propozimin është paraparë që gjatë fundjavës në vend të 1 të mesnatës, kafenetë, restorantet dhe objektet tjera hotelerike të punojnë deri në ora 3, përkatësisht në vend të mesnatës, objektet hotelerike të punojnë deri në ora 3”, shrpeehet Taravari.
Ai shton se Ligji për veprimtari hotelerike e mundëson një gjë të tillë dhe se duhet të shfrytëzohet kjo mundësi që t’i ndihmohet këtij sektori i cili për shkak të pandemisë pësoi humbje të mëdha.
Taravari pret mbështetje unanime nga këshilltarët, ndërsa seanca do të mbahet të enjten./Telegrafi/
The post Taravari propozon orar të vazhduar të punës për objektet hotelerike në Gostivar appeared first on Telegrafi.