Ditën e djeshme, kandidati i VLEN-it, për president të shtetit, Arben Taravari ka promovuar ekipin e tij me të cilin do të kërkojë besimin e qytetarëve në zgjedhjet e 24 prillit. Ajo që vërehet është fakti se për herë të parë, një kandidat për president e bën këtë veprim para fillimit të zgjedhjeve.
Siç edhe u pa, në kabinetin e tij, Arben Taravari ka grumbulluar njerëz me vlera nga të gjitha etnitë, ekspertë të shumë fushave, doktorë shkencash, njohës shumë të mirë të rrethanave të vendit tonë, e të cilët, pa dyshim do të mund të japin kontributin e tyre për përmirësimin e jetës së qytetarëve.
“Presidenca ime do të udhëhiqet nga vlerat evropiane. Kabineti ynë do të udhëhiqet nga ekspert, disa janë prezent, Kaltrina Zekolli-Shaqiri – docente në fushën e të drejtës civile; Taner Hasan, doktor i shkencave të mjekësisë (i komunitetit turk); Bari Abduli, magjistër i drejtësisë (i komunitetit rom), Zemri Elezi, profesor në UEJL”, deklaroi Arben Taravari gjatë prezantimit të ekipit të tij.
Arben Taravari njoftoi se sot ka prezantuar vetëm disa emra, dhe se në të ardhmen ky ekip do të zgjerohet edhe me njerëz tjerë me vlerë.
The post Taravari prezantoi kabinetin e ardhshëm, ekspertë dhe njohës të shumë fushave appeared first on Telegrafi.