Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari në konferencë për shtyp duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve nëse do të jetë kryetar i ardhshëm i partisë më të madhe opozitare shqiptare, Alenca për Shqiptarët, u shpreh se ende nuk është marrë një vendim i tillë.

“Në parim unë mendoj se zotëri Sela duhet të vazhdojë, por do ta shohim. Jemi duke diskutuar kryesisht me zotërin Sela si e ka planin më tutje. Në qoftë se nuk kandidon, edhe mund të shqyrtohet ajo mundësi”, tha Taravari.

Ai shtoi se nëse Sela kandidon për kryetar i ASH-së ai nuk do të kandidojë.

“Në qoftë se kandidon ai as që diskutohet dhe unë qind për qind nuk i dal kundër kandidat zotëri Selës”, tha Taravari duke thënë se për këtë do të vendosin organet partiake./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Taravari përgjigjet nëse do të jetë kryetari i ri i Aleancës për Shqiptarët appeared first on Telegrafi.