Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari, ka folur në lidhje me tabelën në Bllacë, në të cilën nuk figuronte gjuha shqipe. Ai tha se ajo tabelë është vendosur nga funksionarë të BDI-së, gjegjësisht me urdhër të ish-drejtorit të ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore.
“Treguam disa parregullsi që kanë bërë ish-funksionarë të Frontit Europian, respektivisht BDI-së dhe satelitëve të tyre. Dhe çfarë bënë, mbrëmë e nxorën një tabelë e cila është ndryshuar me sa kam informacione me urdhër të ekipit të ish-drejtorit të Ndërmarrjes për rrugë publike”.
“Tashmë u zbardh komplet ajo, kështu tabela ka me qindra në Maqedoni. Dje u publikua në portale një tabelë në kufirin mes Shqipërisë dhe Maqedonisë, e cila ishte poashtu vetëm maqedonisht, por asnjëherë nuk është dramatizuar. Thjesht ishte defokusim, por kaloi edhe kjo tabela u ndryshua dhe u vendos tjetër, e cila përsëri do të jetë edhe në gjuhën shqipe”, tha mes tjerash Taravari.
Për këtë temë sot ka folur edhe kryeministri Hristijan Mickoski, i cili theksoi se vendosja e tabelës pa gjuhën shqipe është pjesë e skenarit për destabilizim të vendit./Telegrafi/
The post Taravari për tabelën pa gjuhën shqipe në Bllacë: Është vendosur me urdhër të funksionarëve të BDI-së appeared first on Telegrafi.