Taravari për shkarkimin e Jovevit: Kam marrë informacione shqetësuese nga Mexhiti

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari thekson se ka biseduar me ministrin e Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti dhe me mjekun, Sashko Jovev lidhur me rastin e shkarkimit të drejtorit të Klinikës së Kardiokirurgjisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Të dy janë miqtë e mi. Gjithë nderim dhe respekt për doktor Jovev. Dua të shpjegoj se çdo mjek nuk është mjek që të mbledhë 150 pacientë, ata gjithmonë do të solidarizohen. Nuk është shkarkuar, vazhdon të punojë dhe nga sot është vetëm mjek”, tha Taravari.

Ai tha se nuk dëshiron të flet në emër të Ministrit, por se ka folur me të dhe ka marrë informacione shqetësuese, se si një menaxher ka qenë aktive për 30 ditë pa fare pushim.

Taravari tha se Mexhiti do të sqarojë para opinionit për arsyet e shkarkimit nga posti i drejtorit Sashko Jovev.

Advertisement

Taravarit në emisionin “Samo Vistina” tha se ekziston një institucion i posaçëm i quajtur Inspektorati, i cili ka konstatuar parregullsi të caktuara në Klinikën e Kardiokirurgjisë.

“Nëse në punë ka abuzime dhe mendoj se ka, atëherë Ministri e ka detyrimin të zbatojë politikat shëndetësore. Ai prezanton mënyrën më të mirë të menaxhimit të objekteve shëndetësore”, shtoi Taravari.

Mexhiti për sot ka paralajmëruar një konferencë për media ku duhet të jep detajet dhe arsyet e shkarkimit të doktor Jovevit nga pozita e drejtorit të Kardiokirurgjisë./Telegrafi/

The post Taravari për shkarkimin e Jovevit: Kam marrë informacione shqetësuese nga Mexhiti appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy