Arben Taravari nga VLEN ka komentuar kërkesën e vazhdueshme të BDI-së për zgjedhje të parakohshme parlamentare, që do të mbaheshin bashkë me zgjedhjet lokale në tetor të vitit të ardhshëm.

Taravari thotë se nëse kreu i BDI-së, Ali Ahmeti do që të maten forcat mes VLEN-it dhe BDI-së, atëherë kjo sipas tij do të bëhet në zgjedhjet e rregullta lokale.

“Sa i mbaruam zgjedhjet, para 5-6 muajsh. Ne jemi të hapur për të biseduar për të gjitha çështjet. Duhet të kemi një konsensus më të gjerë nëse shkohet në zgjedhje. Në qoftë se e ka për të matur forcat sa është VLEN-i dhe ku është BDI-ja, mendoj se vitin e ardhshëm kemi zgjedhje lokale”, tha mes tjerash Taravari.

Ai i komentoi edhe tubimet e fundit të BDI-së, për të cilat tha se në radhët e para ka ish-funksionarë dhe biznesmenë që e kanë mbështetur këtë parti.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Taravari për kërkesën e Ahmetit për zgjedhje: Forcat do t’i masim në zgjedhjet lokale appeared first on Telegrafi.