Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Tarvari i ka cilësuar si lojëra fëmijërore dorëheqjet e ministrave dhe funksionarëve të BDI-së.

Taravari për “TV21” thotë se ASH do të merr vendime pas konsultimeve me organet e partisë, nëse do të qëndrojë në Qeveri pasi OBRM-PDUKM do të votonte ndryshimet kushtetuese.

“Realisht mua më duken shumë joserioze këta veprime të BDI-së duke e marrë parasysh në çfarë kohe serioze kalon Republika e Maqedonisë së Veriut, në një periudhë shumë shumë të rëndësishme. Këto lojëra më duken shumë shumë fëmijërore të them.

ASH është parti në vete dhe i sjell vendimet e veta në organet partiake të AHS-së, duke i marrë parasysh të gjitha rrethanat. Duke e përfillur vullnetin e anëtarësisë por edhe të qytetarëve shqiptar në RMV”, tha Tarvari.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Taravari për dorëheqjet e BDI-së: Këto lojëra më duken shumë fëmijërore appeared first on Telegrafi.