
Aleanca për Shqiptarët e Arben Taravarit, sot ka mbajtur mbledhje të kryesisë qendrore, në të cilën kanë diskutuar për zgjedhjet lokale.
Pas përfundimit të mbledhjes, Taravari tha se është vendosur që në zgjedhjet lokale partia e tij do të del me lista të veçanta për kandidatët për këshilltarë komunalë, ndërsa për kandidatët për kryetarë komune janë të hapur për bashkëpunim me të gjitha partitë, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Pash unitet të paparë në këtë mbledhje të kryesi qendrore. ASH u mundua të imponojë mjet për zgjedhjen e kandidatëve për kryetarë komune – që janë anketat, por kjo u refuzua. Ultimatumet nuk i duam. Afati ishte që të vendosim deri sot. ASH vendosi që në të gjitha komunat ku garojnë shqiptarët do të del me lista të veçanta për këshilltarë komunal. Jemi të hapur për bashkëpunim me partitë tjera për kandidatë për kryetarë komune. Nga muaji maj kemi filluar me konsolidimin e degëve dhe nëndegëve”, tha Taravari.
Ai nuk e përjashtoi bashkëpunimin as me BDI, ndërsa në lidhje me këtë tha se “do të shohim si do të ecin punët dhe do të vendosim edhe për kandidatët për kryetarë të komunave”.
“Jemi ende pjesë e VLEN-it, nëse ata vendosin ndryshe, ne normalisht do të sjellim vendimin tonë. Për kandidatët për kryetarë komune do të shohim si do të ecin punët dhe do të vendosim”, tha Taravari./Telegrafi/
The post Taravari pas mbledhjes së ASH-së: Jemi të hapur për bashkëpunim me të gjitha partitë, do të kemi lista të veçanta për këshilltarët komunalë appeared first on Telegrafi.