Taravari: Nuk besoj se LSDM ka mbështetje të ndonjë deputeti nga OBRM-PDUKM

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, për televizionin “Alfa” tha se BDI është një e keqe e madhe për Maqedoninë, një kancer i metastasizuar në të gjithë sistemin dhe se ata nuk do të mund të zbatojnë reformat.

“Nuk besoj se LSDM ka mbështetjen të ndonjë deputeti nga OBRM-PDUKM apo ndonjë partie tjetër, kështu që qeveria do të ketë një shumicë të paqëndrueshme.

Ne nuk kemi asgjë për të kërkuar në një qeveri të tillë, me BDI-në ne vetëm se do të bënim kompromise. Me ta, unë jam skeptik që reformat janë të mundshme, sikur të luftonit krimin me kriminelët.

BDI është një e keqe e madhe për Maqedoninë, një kancer që është metastazuar në të gjithë sistemin. Për sa kohë që BDI është në pushtet, reformat nuk do të jenë të mundshme”, tha Taravari./Telegrafi/

Advertisement

The post Taravari: Nuk besoj se LSDM ka mbështetje të ndonjë deputeti nga OBRM-PDUKM appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy