Taravari: Nga e hëna do të ketë shkarkime të reja në klinikat e Shkupit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari, njoftoi se nga e hëna do të ketë shkarkime të reja të drejtorëve të klinikave në Shkup. Ai tha se do të ketë fokus më të madh në shëndetin publik, ndryshimet në Ligjin për kujdesin shëndetësor dhe bashkimin e Spitalit klinik.

“Do t’i kushtojmë më shumë fokus shëndetit publik. Tashmë janë shkarkuar 13 drejtorë ekonomikë dhe ne do të vazhdojmë të shkarkojmë të tjerë në të ardhmen. Në ndërkohë është hartuar Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kujdesin shëndetësor, i cili është dërguar në Qeveri”.

“Shpresoj që në një nga seancat e ardhshme të javës së ardhshme të jetë edhe vendim i Qeverisë që planifikojmë që brenda një viti të shkrijmë Spitalin klinik dhe të punojmë në rajonalizimin, gjegjësisht decentralizimin e shëndetësisë, gjithçka në mënyrë që të ofrojë sa më shumë shërbime shëndetësore në spitalet klinike në Tetovë, Shtip, Manastir, Ohër dhe Strugë”, tha Taravari.

Lidhur me pyetjen nëse do të ketë shkarkime apo emërime të reja, ministri Taravari informoi se nga e hëna do të fillojnë me emërime të reja./Telegrafi/

Advertisement

The post Taravari: Nga e hëna do të ketë shkarkime të reja në klinikat e Shkupit appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy