Taravari: Nëse Sela kandidon për kryetar të ASH-së do të ketë mbështetjen time

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Aleanca për Shqiptarët do të mbajë më 27 mars kongresin zgjedhor për të vendosur për lidershipin për katër vitet e ardhshme.

“Nëse Sela kandidon, unë nuk do të kandidojë dhe ai do të ketë mbështetjen time, por nëse nuk kandidon, mund të mendoj. Me Selën kemi bashkëpunim të shkëlqyer”, tha për “Utrinski Brifing”, Arben Taravari, kryetar i Komunës së Gostivarit.

Aleanca për Shqiptarët mbajti Kuvendin Qendror në dhjetor për të diskutuar rezultatet e zgjedhjeve lokale, si dhe formimin e një komisioni që do të jetë përgjegjës për organizimin e kongresit të partisë.

Kryetari i kësaj partie, Ziadin Sela, në një prononcim për media më herët ka bërë të ditur se partia duhet ta mbajë kongresin e rregullt zgjedhor më 27 mars, në të cilin do të vendoset kryesia për katërvjeçarin e ardhshëm.

Advertisement

“Në Aleancën për Shqiptarët gjithmonë flitet hapur, kritikohet hapur. Nga ky proces shpresoj se çdo anëtar do të marrë mësim të mirë dhe me organizimin e kongresit të ri do të dalim edhe më të fortë”, tha Sela./Telegrafi/

The post Taravari: Nëse Sela kandidon për kryetar të ASH-së do të ketë mbështetjen time appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy