Taravari: Nëse është e vërtetë se drejtori i Higjienës komunale është shkarkuar, përfundon bashkëpunimi ynë me Danella Arsovskën

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Komunës së Gostivarit dhe njëherazi nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka shprehur qëndrimin e tij personal mbi shkarkimin e drejtorit të Higjienës Komunale në Shkup, i cili vjen nga radhët e partisë së tij.

“Nëse është e vërtetë se drejtori i Higjienës komunale është shkarkuar, këtu përfundon bashkëpunimi ynë me Danella Arsovskën në Qytetin e Shkupit. Ky është qëndrimi im personal për të cilin do të përkushtohem në kryesinë e Aleancës për Shqiptarët”, tha kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari.

E gjithë kjo vjen pas incidenteve të mbrëmshme që shkaktuan protestuesit e revoltuar maqedonas, në të cilën një person ka nxjerrë armën dhe ka shtënë në ajër për të mbrojtur pronën e tij, ndërsa ka rezultuar se është vëllai i një zyrtari në qytetin e Shkupit, përkatësisht i drejtorit të deridjeshëm të Higjienës Komunale, Zudi Koka.

Protesta janë paralajmëruar edhe për sonte, ndërkaq nga OBRM-PDUKM bëjnë me dije se propozimi francez nuk është aspak i pranueshëm për ta.

Advertisement

The post Taravari: Nëse është e vërtetë se drejtori i Higjienës komunale është shkarkuar, përfundon bashkëpunimi ynë me Danella Arsovskën appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy