Nëse Alternativa pranon t’i bashkohet  përbërjes së re qeveritare, nuk do të zgjasë shumë, tha Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët dhe kryetar i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari.

“Para një viti e gjysmë dolëm me Gashin në zgjedhjet parlamentare dhe morëm vota nga qytetarët kundër politikave të BDI-së. Marrëveshja është nënshkruar për katër vite dhe sigurisht që nuk duhet ta respektojnë. Ashtu siç vendosin ata. Ne do ta respektojmë vendimin e tyre.

Nëse hyjnë në qeveri, ajo qeveri nuk do të jetë e qëndrueshme, sepse në LSDM ka destabilitet. Ka fraksione dhe ka shumë premtime të paplotësuara për partnerët e koalicionit. Mendoj se viti i ardhshëm 2022 do të jetë vit zgjedhor”, tha Taravari.

Më herët kryetari i Alternativës, Afrim Gashi deklaroi se do t’i ofrojnë një mundësi qeverisë, që vendi të del nga kjo krizë dhe do të ndihmojë integrimin e vendit në strukturat euro-atlantike./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Taravari: Nëse Alternativa pranon t’i bashkohet qeverisë, ajo nuk do të jetë e qëndrueshme appeared first on Telegrafi.