
Njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Arben Taravari, ka folur sërish për zgjedhjet lokale. Ai tha se kryesia e partisë së tij shqyrton dy mundësi, të shkojnë në zgjedhje si pjesë e VLEN-it ose të vetëm.
“Nesër kemi mbledhje të kryesisë qendrore dhe do të vendosim si do të veprojmë. Kemi dy opsione, njëri është të vazhdojmë me VLEN-in dhe tjetri është të dalim vet. Kemi disa komuna ku mendojmë se edhe vet do të kishim rezultat të mirë, kështu që zgjedhja është midis dy këtyre opsioneve. Nuk ka opsion të tretë. Gostivar, Vrapçisht, Dibër, Tearcë, mendojmë se mund të kemi rezultat të mirë, Saraj, Likovë, megjithatë të shohim, në fund qytetarët vendosin. Nuk kemi bisedime me BDI-në”, tha mes tjerash Taravari.
Ai u pyet edhe në lidhje me deklaratat e Bilall Kasami, i cili theksoi se “ai që do të ndahet nga VLEN-i, do ta hajë ujku”, ndërsa Taravari tha se nuk dëshiron të komentojë.
“Mendoj se Kasami shpejton kur jep deklarata, megjithatë kjo është punë e tij. Nesër kemi kryesi qendrore të ASH-së dhe do të vendosim si do të veprojmë më tutje”, tha Taravari./Telegrafi/
The post Taravari: Në zgjedhjet lokale ose me VLEN-in ose vet, nuk ka opsion të tretë appeared first on Telegrafi.