Taravari: Në thirrjen për punësimin e specialistëve privatë janë paraqitur 480 nga gjithsej 600 mjekë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Një pjesë e madhe e deficitit të personelit mjekësor në shëndetësi do të kompensohet nga specialistë privatë, nga të cilët në thirrjen e fundit janë paraqitur rreth 480 aplikime dhe do të veprohet sipas interesit të spitaleve. Shpresoj që në 300 mjekët e parë, disa prej tyre, ndoshta më shumë se 10, t’i punësojmë në Shtip”, tha ministri i Shëndetësisë Arben Taravari.

Ai sot vizitoi Spitalin klinik në Shtip dhe njoftoi se aty mund të priten praktikantët e parë deri në fund të vitit, duke shtuar se rreth 30 mjekë shprehën interes.

“Kemi biseduar edhe me drejtorin, kanë ardhur edhe kursantë që kanë shprehur interesim, por kanë ardhur edhe tek ne, tashmë janë mbledhur aplikimet, rreth 480 mjekë nga gjithsej 600, normalisht, do të veprojmë në interes të spitalet. Në Shtip, informacionet janë se diku rreth 30 mjekë po shprehin interes, jo vetëm nga Shtipi por edhe nga rrethina, do të veprojmë sipas asaj që drejtoria thotë se është prioritet”, tha Taravari.

Sipas Taravarit, me punësimin e planifikuar të mbi 1000 personave në sektorin e shëndetësisë që tani janë të angazhuar me kontratë, do të hapet mundësia e kontratave të reja për shkak të deficitit të madh të stafit shëndetësor.

Advertisement

“Aktualisht, fatkeqësisht në sektorin e shëndetësisë janë të punësuar 2500 persona, kryesisht personel sekondar mjekësor me kontratë. Ne jemi angazhuar për disa prej tyre deri në fund të vitit, do të përpiqemi t’u japim zgjidhje mbi 1000 dhe në këtë mënyrë të hapim mundësinë për kontrata të reja sepse realisht ka mungesë të madhe të mjekëve, veçanërisht paramedikëve, higjenistëve dhe personelit të mjekëve”, tha Taravari.

The post Taravari: Në thirrjen për punësimin e specialistëve privatë janë paraqitur 480 nga gjithsej 600 mjekë appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy