Ministri i Shëndetësisëë Arben Taravari thotë se kryeministri Hristijan Mickoski do t’i pranojë ndryshimet kushtetuese, ashtu siç bëri më parë me Korridorin 8 dhe Marrëveshjen e Prespës, edhe pse kishte rezerva dhe ishte kundër tyre, megjithatë i pranoi ato.

“Ishte kundër Korridorit 8 apo sot në Korridorin 8 po punohet me më shumë energji se kurrë më parë? Më lejoni t’ju them, Marrëveshja e Prespës, edhe atje ka pasur kundërshtime, por sot është pranuar. Gjëja e tretë që duhet të bëjë Mickoski, shpresoj se do ta bëjë.

Më gëzon fakti që ai është 100 për qind i bindur dhe i sigurt që sigurisht duhet të ndjekim rrugën drejt BE-së. Tani kishte zgjedhje në SHBA, mbani në mend se ai ka miq të ngushtë që janë të afërt me Presidentin Trump. Por as në Bullgari nuk kishte qeveri deri një javë më parë, sepse që këto gjëra të ecin përpara, duhet të kesh dikë në anën tjetër për të negociuar. Pra, jam shumë i lumtur dhe i bindur që Mickoski dëshiron dhe është i sigurt se ne duhet të fillojmë negociatat, por kërkon edhe disa garanci”, tha Taravari në “Daily Click”.

Taravari thotë se marrëveshja mes VLEN-it dhe OBRM-PDUKM-së ka katër pika, e para dhe më e rëndësishmja ka të bëjë me proceset integruese evropiane./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Taravari: Mickoski do t’i pranojë ndryshimet kushtetuese, ashtu siç pranoi Korridorin 8 dhe Marrëveshjen e Prespës appeared first on Telegrafi.