Taravari: Me shumë gjasë ndryshimet kushtetuese do të realizohen

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari sot në Kumanovë tha se me shumë gjasa ndryshimet kushtetuese do të realizohen marrë parasysh gatishmërinë e OBRM-PDUKM-së.

Taravari theksoi se nuk është e rëndësishme se si do të organizohet Qeveria në 100 ditët e fundit, marrë parasysh kërkesat e OBRM-PDUKM-së.

“Tashmë shihen sinjale të qarta edhe prej partisë opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, se janë të gatshëm të votohen ndryshimet kushtetuese, tash bisedohet vetëm për finesa, për gjëra të vogla, tash unë i quaj të vogla pasi nuk është me rëndësi se si do të duket Qeveria e ardhshme apo si do të organizohet pushteti në 100 ditët e ardhshme apo 6 muajt e ardhshëm, me rëndësi është se veç më shihen sinjale të qarta që Maqedonia me shumë gjasa do t’i hapë negociatat me BE-në, së bashku me Shqipërinë”, tha mes tjerash Taravari.

The post Taravari: Me shumë gjasë ndryshimet kushtetuese do të realizohen appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy