Nuk do të doja të ekzagjeroja, por Maqedonia e Veriut është ndoshta vendi ku duhet të presësh më së paku për të bërë rezonancë magnetike, tha ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, pasi poliklinika “Idadija” në Shkup mori një pajisja të re të rezonancës magnetike.

“Ne mund të mburremi me këtë si shtet. Ne do të vazhdojmë me investime në pajisje, por edhe me investime të tjera në shëndetin publik sepse besojmë se shërbimet shëndetësore mund dhe duhet të jenë gjithnjë e më të mira”, tha Taravari.

Mbi 400 pacientë janë fotografuar në aparatin e ri të rezonancës magnetike, i cili funksionon në poliklinikë prej dy muajsh.

Një problem djegës në shëndetin publik nuk është vetëm termi për diagnostikim, por edhe leximi i rezultateve. Në Qendrën Shëndetësore – Shkup prej një viti kanë sistem për lexim të centralizuar të rezultateve.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Ideja e ministrisë është që të fillojë me centralizimin e të gjithë radiologjisë, në nivel shtetëror. Me këtë sistem, të cilin tashmë e ka Qendra Shëndetësore dhe shpresoj që së shpejti të lidhet përmes “Termini Im” radiologët do të mund të hapin rezultatet nga kudo dhe në çdo kohë dhe të japin një mendim, natyrisht me leje dhe në kërkesë e kolegëve”, shtoi Taravari./Telegrafi/

The post Taravari: Maqedonia është vendi me më pak kohë pritjeje për rezonancë magnetike appeared first on Telegrafi.