Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari, sot para gazetarëve ka folur për zgjedhjet e ardhshme në vend, si dhe pozitën e partisë së tij për koalicionet e mundshme.

Taravari theksoi se kryesia ka vendim që në zgjedhje të shkojnë të vetëm, por shtoi se Kuvendi qendror i partisë do të merr vendim përfundimtar, e që mund të jetë i ndryshëm nga ai i kryesisë, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Kemi vendim në kryesi të partisë për të shkuar vet në zgjedhje, ky nuk është sekret, por Kuvendi mund të sjell vendim tjetër në lidhje me atë se si do të shkojmë në zgjedhje dhe unë do ta respektojë cilido qoftë ai vendim”, tha Taravari.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai u pyet në lidhje edhe me takimin me kryeministrin e Kosovës dhe atë të Shqipërisë, Albin Kurti dhe Edi Rama, ndërsa tha se kanë diskutuar për çështje të përgjithshme politike në vend dhe rajon.

“Me Kurtin dhe Ramën diskutuam për çështjet aktuale politike në të gjitha shtetet dhe në rajon. Kryesisht tema ishte si RMV ta mbajë orientimin evropian, biseda ka qenë shumë konstruktive dhe kemi biseduar në këtë drejtim, si të ketë bashkëpunim më të mimrë në mes shteteve të rajonit, si të pozicionohen partitë shiqptare në këtë periudhë të vështirë. Kemi biseduar për zgjedhjet, por nuk ka pasur asnjë rekomandim për koalicione të mundshme”, tha Taravari.

Ai gjithashtu tha se Aleanca për Shqiptarët do të jetë pjesë e Qeverisë teknike me pozitat e njëjta ekzekutive që i ka tani./Telegrafi/

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Taravari: Kuvendi i ASH-së do të merr vendim se si do të shkojmë në zgjedhje, me Kurtin dhe Ramën kam diskutuar për thellim të bashkëpunimit appeared first on Telegrafi.