Jam optimist se do të gjendet një zgjidhje mes Sofjes dhe Shkupit, në mënyrë që të kalojmë këtë periudhë krize dhe të fillojmë negociatat me Bashkimin Evropian. Në çdo rast, Kushtetuta duhet të ndryshohet, tha në një intervistë për agjencinë bullgare “BGNES”, ministri i Shëndetësisë dhe kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Kryeministri (Mickoski) dëshiron një lloj garancie që të mos ketë kushte të reja, sepse rruga e Maqedonisë së Veriut drejt anëtarësimit në NATO ka qenë e vështirë. Unë jam optimist se do të gjendet një zgjidhje midis Sofjes dhe Shkupit në mënyrë që të mund ta tejkalojmë këtë periudhë krize dhe të fillojmë negociatat me BE”, thotë Taravari.

I pyetur nëse po kërkohet zgjidhje jashtë Kornizës negociuese, Taravari është i bindur se duhet ndryshuar Kushtetuta.

“Sidoqoftë, Kushtetuta duhet të ndryshohet. Kryeministri me të drejtë dëshiron një lloj garancie se ky është kushti i fundit, se nuk do të ketë kushte të tjera për Maqedoninë. Shpresoj se do të gjendet një lloj zgjidhjeje mes Shkupit dhe Sofjes, qoftë edhe me garanci nga Brukseli dhe Uashingtoni, për të kaluar këtë periudhë, e cila është shumë e rëndësishme për Republikën e Maqedonisë së Veriut”, thekson Taravari.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

I pyetur se çfarë po ndodh në koalicionin VLEN, që është pjesë e Qeverisë, ministri i Shëndetësisë tha nuk ka konflikt në mes partive, por ka vetëm keqkuptime.

“Asgjë e veçantë. Partia jonë Aleanca për Shqiptarët do të marrë pjesë e pavarur në zgjedhje dhe tre partitë e tjera do të vazhdojnë së bashku si koalicion VLEN. Ne kërkuam që listat për këshilltarë të ishin të ndara, ata donin të ishin të përbashkëta dhe për këtë arsye ne garuam me kandidatët tanë për kryetar bashkie dhe këshilltarë bashkiakë. Nuk ka asnjë konflikt mes partive në koalicion, vetëm keqkuptim”, tha Taravari./Telegrafi/

The post Taravari: Kushtetuta e RMV-së duhet të ndryshohet në përputhje me Kornizën Negociuese me BE-në appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";