Taravari kërkon formimin e qeverisë teknike

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari thotë se me qëllim të tejkalimit të situatës në vend, nevojitet formimi i menjëhershëm i qeverisë teknike.

“Problemet e qeverisë Kovaçeski janë aq shumë sa mjerë ai që mund të gjendet në vend të tij. Është aq në hall sa nuk është çudi që të japë dorëheqjen ose t’i kalojë me pahir grupit të vuan dënimin në burgje me 5 yje “All In Inclusive…”

Gjithsesi nuk duhet fokusuar vetëm tek problemi por duhet besuar tek Zgjidhja.

Duke e konsideruar gjendjen më emergjente se kurrë, zgjidhje optimale dhe e vetme del formimi i një qeverie teknike”, shkruan Taravari në Facebook.

Advertisement

Taravari shkruan se është e domosdoshme që inatet partiake të dalin jashtë zyrave vendimarrëse, jashtë mureve të selive pushtetare, dhe të fillojë të funksionojë një kabinet qeveritar që do të mbushë xhepat e qytetarëve dhe jo xhepat e tyre personalë.

“Ndërhyrje imediate profesioniste kërkohet në këto vatra që rrezikojnë gjithë vendin:
1. Korrupsioni; 2. Papunësia; 3. Arsimimi; 4. Shëndetësia; 5. Administrata

Kur them administrata nuk duhet të nënkuptojmë më taktikën e deritanishme “parti e re në pushtet-fis i ri në punë”, por të investohet tek secili që është i punësuar për kualifikim gjithnjë e më të mirë.

Një pjesë e asaj që quhet ngritje profesionale e që do duhet ta kishin administratorët sot, është transformuar në tulla dhe tjegulla të eprorëve të tyre partiakë”, shton Taravari./Telegrafi/

Advertisement

The post Taravari kërkon formimin e qeverisë teknike appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy