Kandidati për president nga koalicioni “VLEN”, Arben Taravari i ka kërkuar publikisht oponentit të tij Bujar Osmani që të nënshkruajnë publikisht vetingun për politikanët, për gjyqtarët dhe prokurorët, shkruan Telegrafi Maqedoni.

“Unë e pyes publikisht pse nuk e kanë bërë deri tash. Kanë mundur ta bëjnë për 20 vjet, 10 vjet apo shtatë vjet. Unë e kamë ftuar disa herë Bujar Osmanin hajde të nënshkruajmë prej tash veting edhe për politikanët, edhe për gjykatësit edhe për prokurorët”, tha Taravari duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve.

Tarvari tha se Bujar Osmani dhe BDI që 10 vite premtojnë veting dhe se bëjnë, pse tani kërkojnë mandat për ta bërë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“E kisha lutë Bujar Osmanin që kur të flet për veting, posaçërisht të politikanëve le t’i shef listat, sepse qytetarët shohin listat e deputetëve të BDI-së”, theksoi Taravari.

Taravari tha se VLEN në qeverinë e ardhshme do të bëjë vetingun./Telegrafi/

The post Taravari: Kam ftuar disa herë Bujar Osmanin që të nënshkruajmë vetingun për politikanët dhe gjyqtarët appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";