Ka interesim nga disa deputetë të LSDM-së, të cilët janë të pakënaqur me qeverisjen kriminale të LSDM-së dhe BDI-së, thotë Arben Taravari nga Aleanca për Shqiptarët për shumicën e re.

“Kemi deputetë të tjerë që janë pjesë e shumicës dhe mendoj se duhet të ndodhë ndryshimi dhe shteti të fillojë të ecë në drejtimin e duhur, të dekriminalizohet”, tha Taravari për “Kanal 77”.

Ai shtoi se kohëzgjatja e kësaj Qeverie do të jetë rreth një vit e gjysmë, në mënyrë që fillimisht të pastrohen dhe dekriminalizohen institucionet e BDI-së dhe vetëm atëherë, sipas tij, të organizohen zgjedhje të ndershme dhe demokratike.

OBRM-PDUKM ka njoftuar mbrëmë se ka shumicë të re parlamentare. Ajo përfshin Aleancën për Shqiptarët dhe Alternativën, Lëvizjen Besa dhe të Majtën./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Taravari: Jemi duke negociuar me deputetë të LSDM-së appeared first on Telegrafi.