Aleanca për Shqiptarët ka mbajtur sot Kongresin konsolidues partiak në qytetin e Tetovës.

Kreu i ASH-së, Arben Taravari tha se ky kongres do të mundësoi konsolidimin e degëve dhe nëndegëve të partisë dhe se ASH vazhdon veprimin partiak pa ndërprerje.

“Ky Kongres është vetëm konsolidim për shkak se shumë persona na janë bashkangjitur. Na duheshin degë dhe nëndegë të konsoliduara, tashmë edhe kuvend të konsoliduar do të kemi dhe do të vazhdojmë veprimtarinë politike. 11-12 mijë anëtarë i ka ASH-ja”, tha Taravari.

Ai u shpreh optimist se Ndryshimet Kushtetuese do të ndodhin deri për Vitin e Ri.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Unë e kam thënë, unë jam shumë optimist se do të ketë Ndryshime Kushtetuese. Mendoj që deri për vitin e ri do të ketë Ndryshime Kushtetuese”,tha Taravari. /Telegrafi

The post Taravari: Jam optimist se do të kemi Ndryshime Kushtetuese deri për Vitin e Ri appeared first on Telegrafi.