Arben Taravari, njëri nga liderët e koalicionit “VLEN”, i cili po zhvillon negociata me OBRM-PDUKM-në për përbërjen e qeverisë së ardhshme, pret që brenda disa ditësh të arrihet marrëveshja përfundimtare.

Ai shprehet se i vjen mirë që pas 22 vitesh vendi ka pasur një ndryshim të plotë qeveritar. Taravari është i sigurt se kjo përbërje qeveritare do t’i nisë negociatat me Bashkimin Evropian, dhe ka thënë se është mendimi i tij që të hapet debat për Kushtetutën e re pasi të fillojnë negociatat me Bashkimin Evropian.

OBRM-PDUKM, koalicioni “VLEN” dhe Lëvizja “ZNAM” janë ende duke diskutuar për formimin e qeverisë së re, ndonëse tashmë është bërë e ditur ndarja e reparteve, ndërsa jozyrtarisht janë përmendur edhe emrat e ministrave të rinj.

Në ndarjen e posteve ministrore, koalicioni OBRM-PDUKM, si fitues i zgjedhjeve parlamentare, merr më së shumti, pra 13 ministri./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Taravari: Jam i sigurt se qeveria e re do të fillojë negociatat me BE-në, por edhe mund t’i përfundojë appeared first on Telegrafi.