
Duke folur për zhvillimet e fundit në këtë koalicion dhe duke komentuar deklaratën e tij se të gjithë në VLEN komunikojnë me BDI-në, Taravari tha se Izet Mexhiti ka komunikim me Musa Xhaferin e BDI-së.
Taravari për ”CLickPlus” tha se edhe deputetët e tjerë nga koalicioni VLEN kanë komunikim me BDI-në.
“Unë dua të jem i sinqertë deri në fund. T’ja sqaroj opinionit deri në fund. Për shembull zotëri Mexhiti ka komunikim me plot njerëz në BDI.
Nëse jo me Ali Ahmetin?
Ka me Musa Xhaferin. Ose ka me Fatmir Deharin. Ose ka me një eksponent. Edhe deputetët tanë në Kuvend kanë komunikim. Besoj edhe të Besës, jo që janë të izoluar. Unë nuk them se unë insistoj dhe se se kryetarët janë takuar bashkë, por komunikime në një shtet ku janë 1.5 milionë e ku në Parlament janë 120 deputetë, është normale se do të komunikojnë”, tha Taravari.
Duke folur për zgjedhjet lokale dhe listat e këshilltarëve, Taravari ka vlerësuar se në Gostivar dhe Vrapçisht mund të fitojë që në rundin e parë.
“Unë e di se në Gostivar dhe Vrapçisht qëndrojmë relativisht mirë dhe me ndihmë të disa partive pak më të vogla mund të kalojmë në rund të dytë po se po, por edhe të fitojmë që në rund të parë”, tha Taravari./TV21/
The post Taravari: Izet Mexhiti ka komunikim me Musa Xhaferin appeared first on Telegrafi.