Mexhiti: Brenda javës do të ketë iniciativë për shkrirjen e VLEN-it në një parti, i vetmi që ka dyshime është Taravari

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, e cila është pjesë e koalicionit VLEN Arben Taravari, përshëndeti iniciativën e partive që janë pjesë e koalicionit që të shkrihen në një parti të vetme. Taravari tha se deri te ASH-ja nuk ka pasur ftesë të tillë, por nëse do të ketë, Taravari tha se do të shqyrtohet

“Sinqerisht unë e dëgjova tash duke ardhur, zotëri Mexhitin. Ne e kemi diskutuar për shkrirje të VLEN-it prej në korrik të vitit të kaluar e më pas aspak nuk është hapur kjo temë. Unë gëzohem që ata kanë ra dakord, Vetëvendosje, LD-ja, Alternativa dhe Besa që të shkrihen dhe e përshëndes këtë aktin”.

Lexo po ashtu
Mexhiti: Brenda javës do të ketë iniciativë për shkrirjen e VLEN-it në një parti, i vetmi që ka dyshime është Taravari

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Aleanca për shqiptarët do të mbetet si subjekt që do të tentoje të bashkëpunojë nëse këta do të shkrihen në një parti. Deri të ne nuk ka ardhur ashtu ftesë, nëse vjen, do ta shqyrtojmë”, tha Taravari.

Ndryshe, sot kryetari i Lëvizjes Demokratike Izet Mexhiti, tha se brenda kësaj jave do të ketë iniciativë për shkrirjen e VLEN-it dhe se i vetmi që ende ka dyshime është Arben Taravari./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Taravari: Gëzohem që LD, Besa dhe Alternativa kanë rënë dakord që të bëhen një parti, ASH-ja nuk ka pasur ftesë appeared first on Telegrafi.