Kandidati për president i VLEN-it, Arben Taravari paralajmëroi për të shtunën një debat publik ku do të debatohet për çështjet thelbësore të qytetarëve, ndërkohë që nënvizoi migrimin e të rinjve si një nga çështjet më alarmante me të cilën po përballet vendi.

Taravari u bëri thirrje që të marrin pjesë në debat të gjithë kandidatëve për president.

“Mendoj ta bëjë një debat publik në Tetovë që do të mbahet ditën e shtunë në ora 12:00. I ftoj të gjithë kandidatët të marrin pjesë në këtë debat.

Taravari duke folur për migrimin e të rinjve nga vendi tha se vetëm gjatë periudhës 2011-2019 janë larguar 700 mijë njerëz, ndërsa pesë vitet e fundit ka qenë kombinacioni.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Taravari: Ftoj të gjithë kandidatët për president në debat publik appeared first on Telegrafi.