Taravari: Formimi i Akademisë Shqiptare nuk është kundër askujt

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari ASH-së, Arben Taravari sot tha se aktualisht po organizojmë të gjitha kuvendet e ASH-së, duke filluar nga Likova e deri në Strugë. shkruan Telegrafi Maqedoni.

Taravari tha se kongresi i partisë duhet të mbahet më 10 nëntor në Pallatin e Kulturës në Tetovë.

Taravari foli edhe për formimin e Akademisë Shqiptare, ku tha se e njëjta ka qenë premtim parazgjedhor.

“Ideja jonë dhe premtimi parazgjedhor ka qenë që të formojmë Akademinë e Shkencës dhe Arteve që ka qenë shumë fisnike dhe nuk është kundër askujt. Në të ardhme shpresojmë të gjejmë zgjidhje institucionale, për momentin do të financohet nga komunat”, tha Taravari.

Advertisement

I pyetur se si e komenton deklaratën e Ziadin Selës se do të ketë zgjedhje të parakohshme, Taravari tha se i vjen keq se po bien në influencën e Ali Ahmetit./Telegrafi/

The post Taravari: Formimi i Akademisë Shqiptare nuk është kundër askujt appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy